Thellimi i tragjedisë greke mbi çamët në vitin 1920-1923
Autori i Lajmit: Red.
Në prag të vitit 1920, dukej se në trevat shqiptare, të ndëshkuara të ishin brenda shtetit grek, pat rënë një lloj qetësie, por kjo “paqë“ helene do të ishte tejet e gënjeshtërt. Dihet se në verën e vitit 1919, ushtritë greke, të fryra prej një propagande të rrejshme, iu vërsulën Turqisë, duke ëndërruar të shtrihen deri në brigjet aziatike. Luftimet midis turqve dhe grekërve, që në fillim u karakterizuan nga rivaliteti i madh dhe kjo ishte arësyeja që trevat e çamërisë, kishin mbetur disi larg vëmendjes së Athinës.Ndonëse Athina pat bërë disi demarshe, për të rekrutuar shqiptarë ortodoks të çamërisë dhe për t i çuar në frontin e luftës kundër Turqisë, këto nuk dhanë ndonjë rrezulltat kushedi se çfarë.
Banorët etnikë
Banorët etnikë shqiptarë të çamërisë, sapo ndjenin të afrohen në shtëpitë e tyre, komanda ushtarake, merrnin masa për largimin e djemve dhe burrave, ndonëse shpesh, e pësonin gjëja e gjallë e vjedhur, apo u digjeshin shtëpitë. E vërteta është se, me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, me vendosjen e kufijve të rinj midis shteteve, lindën probleme tejet të mprehta me pakicat etnike, të detyruara të jetonin nën sundimin e të huajve. Pikërisht për këtë me 10 gusht 1920, në Sever, u nënshkrua një marrveshje prej Fuqive të Mëdha të cilat u njihnin pakicave etnike, mjaft të drejta siç ishin bie fjala e drejta për të jetuar në komunitet, për t u zgjedhur në organet egzekutive, për arësim e shkollim në gjuhën e tyre. Marrëveshjen në fjalë, e nënshkroi edhe pala greke, e cila ishte e interesuar sidomos lidhur me pakicat greke në Shqipëri, Mbretërinë Jugosllave, Turqi e gjetkë. Por ndërsa ngrinte zërin lartë për ndonjë padrejtësi që mund t u bëhej helenëve, qeveria e Athinës vazhdonte në mënyrë sistematike të kërkonte egzistencën fizike të shqiptarëve brenda kufijve të vet shtetëror. Ky kërcënim, merrte trajta të pazakonshme politike dhe diplomatike, kur mendohej se nuk bëhej fjalë për një pakicë disa mijëshe, por për 1/3 e gjith popullsisë që përfshihej në kufijtë e shtetit grek, në vitin 1920.
Plaçkitja
Qeveria shqiptare e dalë prej Kuvendit historik të Lushnjës, që në muajt e parë të jetës së saj, i kushtoi vëmendjen e duhur tragjedisë së banorëve të Çamërisë, duke i konsideruar ata vëllezër prej nënë e gjaku. Një delegacion i nacionalistëve shqiptarë u nis menjëherë në Evropë, duke dashur të sensibilizojë opinionin botëror lidhur me ngjarjet dramatike në trevat shqiptare të çamërisë, me ç rast kërkohej ndihma autoritare e tyre.Duke përfituar nga disa mosmarrveshje të vogla të dala në Sever, kur Këshilli i Lartë i Lidhjes së Kombeve, kërkonte prej Athinës të vendoste paqë në çamëri, helenët dinakë i përgjigjeshin se kjo do të ndodhte menjëherë, sapo marrveshja e Sevres të konkretizohej në të gjitha aspektet.Sigurisht gjatë kësaj kohe, Athina kish dërguar në çamëri 200-300 andartë, të cilët pas plaçkitjes së shtëpive të shqiptarëve myslimanë, të parin djalë që kapnin,qoftë ky edhe 15 vjeçar, e dërgonin të lidhur për të luftuar në brigjet e Anadollit.Ndonë se veprimet e andartëve grekë në trevat shqiptare, në pamje të parë, të jepnin përshtypjen se ishin të rastësishme, po t i shikoje me kujdes, bindëshe se ato kalkuloheshin me një qetësi neveritëse nëpër zyrat famkeqe të Athinës.Nëpër këto zyra, ideohej deri në detajet më të hollsishme, plani i dhunimit psikologjik e fizik të shqiptarëve etnikë, duke dashur që këta të fundit, të dërmuar në çdo aspekt, të braktisnin pa shpresë tokën e të parëve të tyre. Një tabllo tronditëse e kësaj dhune sistematike të ushtruar, jepte pos të tjerave një një peticion që disa nacionalistë shqiptarë, i dërguan në verën e vitit 1921, Bonin Longarit, anëtar i Konferencës së Paqës në Paris. Jo pa qëllim, emrat e këtyre nacionalistëve, u përkasin krejt trojeve etnike shqiptare dhe në fund, ajo është firmosur prej profesor Bedri Pejanit.
Ky lajm është publikuar: 26/05/2008