Ruli takon ministrin hungarez te zhvillimit rural

Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli është takuar ministrin hungarez të zhvillimit rural, Sandor Fazekas. Në këtë takim është folur për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e bujqësisë, duke rritur shkëmbimet tregtare. Sipas ministrit Ruli, fushat e bashkëpunimit mes dy vendeve janë të ndryshme si: kërkimet shkrencore, eksperincat në përgatitjen e politikave në sigurinë ushqimore si dhe bashkëpunim mbi instrumentat që do të sjellin rritjen e import-eksporteve.
Nga ana e tij, ministri hungarez është shprehur se Shqipëria ka bërë një progres gati të pabesueshëm në sektorin e bujqësisë. Ai deklaroi se prezenca e tij dhe e bizneseve hungareze bëhet me qëllim investimi në fusha të ndryshme, ashtu sikurse është edhe bujqësia. Sipas tij, Shqipëria paraqet mundësi të mëdha për investitorët në shumë sektorë, sikurse është edhe bujqësia.