E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet seanca ne Kushtetuese per Nehat Kullen

Është shtyrë seanca gjyqësore për çështjen e Nehat Kullës. Shkak për shtyrjen e seancës gjyqësore u bë mos paraqitja e avokatëve të Nehat Kullës dhe përfaqësuesve të prokurorisë. I njohur me nofkën gjenerali është dënuar n gat re shkallët e gjyqësorit me 20 vite burg për vrasjen e Halim Gjuzit, shoferit të ish0ministrit të brendshëm Halit Shamata, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998. Sipas Kullës vendimi i dhënë ndaj tij bie në kundërshtim me ligjin ndaj ka kërkuar prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes së tij në gjykatën e Kavajës. Gjykata Kushtetuese u shpreh se pavarësisht mos paraqitjes së avokatëve apo përfaqësuesve të prokurorisë së përgjithshme në seancat e ardhshme, gjykata do të procedojë në mungesë të tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›