E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumani, 8 mijë persona evakuohen nga përmbytjet e shirave


Pas një shiu të rrëmbyeshëm, fshatrat Rumune në Kontenë Bacau, rreth 300 km në verilindje të Bukureshtit, janë përmbytur tërësisht nga uji.
Autoritetet bëjnë të ditur se kanë evakuuar rreth 8 mijë persona nga përmbytjet, ndërkohë që janë prekur rreth 4 mijë shtëpi dhe më shumë se 16 mijë hektarë tokë bujqësore. Shumë rrugë dhe ura janë mbyllur, ndërsa policia dhe vullnetarët po përpiqen të luftojnë me përmbytjet. Shiu i rrëmbyeshëm ka dëmtuar infrastrukturën rumune, ka dëmtuar shumë shtëpi, rrugë kombëtare, ura dhe rezervuare me ujë të pijshëm.
Ndërkaq Ministri i Brendshëm i Rumanisë, Vasile Blaga, ka deklaruar në parlament se Rumania ka nisur procesin e kërkimit të mjeteve financiare nga fondi i emergjencës së Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›