E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leon Panetta: Aleppo, varri i Assadit

Më qartë nuk kanë folur ndonjëherë amerikanët për këtë konflikt. Qeveria në Washington beson se regjimi sirian po shkon drejt fundit. Beteja në Aleppo është ‘gozhda në arkivolin’ e presidentit të Sirisë, Baschar Al Assad. Të paktën kështu mendon sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta.

Panetta, mendon se sa më shumë dhunë të përdorë qeveria, aq më shumë i afrohet fundit.

Megjithatë, amerikanët e kanë një frikë: se presidenti Bashar al Assad mund të përdorë armët kimike. Vetë presidenti Barack Obama paralajmëroi Assadin të mos e çojë ndërmend përdorimin e armëve të tilla kundër popullsisë.

Ndërkohë një gazetar francez është plagosur në Aleppo.

Mendohet se rreth 200 mijë njerëz janë larguar nga qyteti, që njihet edhe si metropoli ekonomik i vendit. Në total aty jetojnë mbi 2 milionë banorë.

Beteja për Aleppon cilësohet si shumë e rëndësishme, ndoshta vendimtare për fatin e Assadit. Ai ka angazhuar shumë trupa në këto luftime.

Ushtarët e regjimit, të mbështetur me helikopterë dhe tanke, kanë sulmuar për të dëbuar kryengritësit, që kanë pushtuar pothuajse gjysmën e qytetit që nga java e kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›