E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, gjendet i pajetë 25-vjeçari pranë një lumi

Policia lokale bëri me dije se viktima është shtetasi me iniciale N. L. rreth 25 vjeç.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në sallën Operative të Drejtorisë së Policisë të Qarkut të Vlorës është marrë njoftim se në anë të lumit në fshatin Drithas Llakatund, është gjetur i pajetë ky shtetas. Menjëherë është ngritur grupi hetimor i cili ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton në lidhje me këtë rast. /Start/

                                                                                             2012-07-30 11:06
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›