E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermanët kërkojnë kthimin e markës

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministri i saj i Financave, Wolfgang Schaeuble, në çdo moment shprehen të gatshëm për të shpëtuar euron me çdo kusht, por qytetarët e tyre nuk mendojnë të gjithë kështu.

Sipas një sondazhi, që e bëri gazeta gjermane “Bild”, 51 për qind e gjermanëve nuk besojnë më tek euro dhe mendojnë se Gjermania do të ishte më mirë nëse nuk do ta kishte braktisur markën federale për monedhën e përbashkët evropiane. Vetëm 29 gjermanë në 100 të tillë, sidomos përkrahësit e partisë së Merkelit, janë të mendimit se euro ka sjellë më shumë avantazhe se sa disavantazhe në Republikën Federale.

Sondazhi, që publikoi “Bild” është një goditje e rëndë ndaj shpresave për shpëtimin e euros. Po ashtu, nga sondazhi del se 71 për qind e gjermanëve duan që Greqia të dalë nga Eurozona. Sipas tyre, nëse ajo nuk respekton detyrimet e vendosura nga ndërkombëtarët duhet të dalë nga Bashkimi Monetar. Ndërkaq, ministri gjerman i Ekonomisë, Philipp Roesler, e ka vënë sërish në diskutim qëndrimin e Athinës në Eurozonë.

“Prej kohësh, ka dyshime nëse Greqia do të përmbushë reformat për të qëndruar në euro. Në të kundërt, nuk ka pse të rrijë”, tha ai për “Bild”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›