E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumani, rrëzohethelikopteri, 7 të vdekur

BUKURESHT- Gjashtë trupa izraelite dhe një ushtar rumun kanë humbur jetën nga rrëzimi i helikopterit në pjesën qendrore të Rumanisë.

Burime ushtarake u thanë mediave rumune se incidenti ndodhi pranë Brashovit, rreth 160 kilometra në veri të Bukureshtit.

Sipas të njëjtave burime, helikopteri CH 53 po merrte pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarke ndërmjet Rumanisë dhe Izraelit.

Ministria e Punëve të Brendshme në Bukuresht nuk ka konfirmuar ende vdekjen e ushtarëve.
(e.n/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›