Ferrari magjik, Alonso rihap Botërorin
Në Gjermani, ka mbërritur fitorja e dytë e Ferrarit në Formula 1, me një dopietë perfekte, ashtu si në çmimin e Madh të Bahreinit: një vend i parë për Fernando Alonson dhe i dytë për Felipe Masën. Podiumi u plotësua me pilotin e skuderisë së Red Bullit, Sebastian Fetel. Vendi i katërt shkoi për kryesuesin e Botërorit, Luis Hamilton të McLaren, i ndjekur nga shoku i skuadrës, kampioni në fuqi Xhenson Baton. Ka qenë një garë që mund të bëhet shkak pse jo i shumë polemikave ditët në vijim. Ndonëse gjatë gjithë cirkuitit ishte braziliani ai që vendoste dikatin në pistën e Hokenhaimit, atëherë kur s’pritej në të 49-ën xhiro, parakalohet nga ferraristi tjetër Fernando Alonso. Këtë vendim të tillë paksa suprizë, skuderia italiane e kishte argumentuar ndërsa zhvillohej gara: “Spanjolli ishte më i shpejtë se ty”. Masa nuk rebeloi, por zbatoi urdhrin duke i dhënë kështu spanjollit fitoren. “Nuk e di se çfarë ndodhi, por në kthesë pashë që Felipe ishte i ngadaltë dhe e shfrytëzova në maksimum mundësinë që mu dha atë moment. Këtë fundjavë shkoi sipas parashikimeve tona. Luftuam për vendin e parë, ndonëse na duhej të rrezikonim. Makina konfirmoi se është në një formë të shkëlqyer dhe po rikthehet mes më të mirëve. Ka qenë një paraqitje spektakolare. Urojmë që kjo të ndodhë edhe në çmimin e radhës, atë të Hungarisë dhe atje të kurorëzohemi me pikët maksimale”, u shpreh spanjolli. Ndërsa i pafati Masa do të theksonte: “Këtë herë kam pilotuar jashtëzakonisht mirë. Sot e meritoja fitoren. Sa për parakalimin e Alonsos, nuk preferoj të bëj komente. Unë bëra një gabim, ai e shfrytëzoi. Mund të them se ne garojmë vetëm për më të mirën e skuadrës dhe kjo është më e rëndësishmja”.