Rumani, zgjedhjet i fiton miku i Edi Ramës

Koalicioni i qendrës së majtë (Usl) i 40-vjeçarit, Victor Ponta, ka fituar zgjedhjet politike në Rumani. Sipas exit poll, Ponta ka arritur mazhorancën absolute me 57% të votave. Konservatorët e Mihai Ungureanu (Ard), edhe të presidentit Traian Basescu, kanë marrë 19%. Ponta, lider i partisë socialdemokrate, ka ardhur në krye të vendit në maj me rënien e qeverisë Ungureanu, dhe janë ballafaquar me presidentin Basescu, duke kërkuar shkarkimin përmes një referendumi.
"Rumania – ka deklaruar Ponta pak pas mbylljes së votimit – ka votuar për të ardhmen, jo për të shkuarën. Qytetarët kanë konfirmuar, që gënjeshtrat nuk sjellin rezultate, duke votuar me zemër dhe me mendje. Kemi fituar një betejë ekstremisht të rëndësishme dhe pas këtij momenti të shkurtër gëzimi për fitoren, që nga nesër duhet të punojmë fort", ka thënë Ponta para elektoratit.
Një rezultat ekselent, që çmon punën këto pak muaj gjatë të cilave Ponta ka qenë kryeministri mjaft i ri i vendit. "Po – përgjigjet – kam marrë në duar qeverinë 8 muaj më parë në mënyrë që na befasoi edhe ne, pasi qeveria pararendëse e kishte humbur besimin në Parlament. Ajo që bëra është të gjeja një zgjidhje mes programeve të ndryshme sociale, për të cilat kishim folur gjatë kur ishim në opozitë dhe mbajtja e stabilitetit ekonomik. Ishim të impenjuar ta bënim me Fmn dhe BE-në dhe ia dolëm, edhe në kohë shumë të vështira. Deficiti i bilancit publik nga 4,5% në 2011 u ul në 2,2% këtë vit dhe nuk ishte aspak e lehtë. Në të njëjtën kohë borxhi ynë kombëtar ëshë nën 40% e Pil, një gjendje e mirë edhe krahasimisht me mesataren e BE-së", është shprehur për gazetën italiane "La Repubblica", Victor Ponta.
Lideri socialist, Edi Rama ka komentuar shpejt në Tëitter mbi zgjedhjet në Rumani: “Fitore spektakolare e socialistëve në Rumani. Miku ynë, Victor Ponta. do jetë kryeministri i Rumanisë”, ka shkruar Rama./Indeksonline/