Huliganët maqedonas sulmojnë tre shqiptarë në Shkup

Pas ndeshjes së tensionuar në mes Teteksit dhe Shkëndijës që u zhvillua në lagjen Gjorgje Petrov në Shkup, ku pati edhe thirrje kundër popullit shqiptar si dhe tentim për tu përballur fizikisht me lojtarët e Shkëndijës, pas ndeshjes tifozët maqedonas kanë sulmuar dy të moshuar si dhe një vajzë 15 vjeçare.
Të njëjtit janë rrezikuar edhe me jetë pasi ata janë kërcënuar madje edhe me armë të ftohta (Thikë). Të sulmuarit me moshë kanë thënë se ishin në autobus kur në një moment automjetin e kanë sulmuar më shumë se 300 fansa maqedonas dhe të njëjtit filluan edhe brohoritjen nacionaliste. Sipas tyre ata hynë në autobus nxorën thikat dhe i goditën ata me grushte, njofton zhurnal.
Për një moment sipas tyre janë fut polic, prej tyre edhe disa shqiptar që edhe i kanë larguar nga rreziku për jetë. Siq kuptuam njëri prej të rrahurve nga kjo ngjarje ka qenë Haxhi Musa. Ndryshe, nëpër qytetin e Shkupit ende po patrullojnë grupe të fansave që po kërkojnë gjak shqiptari, por nga ana tjetër edhe policia gjatë gjithë kohës po patrullon në kryeqytet.
Mbështetës të Fatmir Sejdiut, nëpërmjet e-mail’it të Forumit Rinor të LDK’së, lëshuan një komunikatë ku kërkuan rikthimin e ish-Presidentit në krye të partisë dhe largimin e Isa Mustafës. Ata e akuzuan Kryetarin aktual për pasivizim dhe margjinalizim të LDK’së./Indeksonline/