Rumania “hakmerret” ndaj Holandës, ndalon tulipanët

Rumania i mëshon idesë se ka vënë re baktere më rrezik të lartë dëmtimi në zhardhokët e tulipanëve holandezë.
Megjithatë parlamentarët holandezë të Parlamentit Evropian janë të mendimit se koha që është zgjedhur për këtë lloj ndalese lë mjaft hije dyshimi, raporton media holandeze “Dutch News”. Vendimi vjen në një kohë, kur javën e shkuar ministri holandez i Emigracionit, Geerd Leers, u shpreh se Holanda do të vendosë veton ndaj zgjerimit të mëtejshëm të "Zonës Shengen" me vende si Rumania dhe Bullgaria, pasi, sipas tij, asnjë nga këto vende nuk ka bërë sa ç’duhet për të luftuar korrupsionin.
Zgjerimi i mëtejshëm i Zonës Shengen pritet të hajë debat ditën e enjte(nesër-shën.red) në Bruksel. Anëtarët holandezë të Parlamentit Evropian(PE) kanë kërkuar qartësime më të hollësishme nga komisioneri evropian(francez) për “Tregun e Brendshëm dhe Shërbimet”("IMS"), Michel Barnier. Një zëdhënës holandez i shitjeve me ankand i tha agjencisë shtetërore holandeze, ANP, se “ nuk bëhet fjalë aspak për ndonjë bakterie që paraqet rrezik”.
“Agjencia Shtetërore Holandeze e Lajmeve” ( ANP- Algemeen Nederlands Persbureau) ka bërë me dije se eksporti i zhardhokëve të tulipanëve në Rumani ka arritur në shifrat e 700.000 eurove gjatë vitit të kaluar. Sipas gazetës holandeze “Volksrant”, ministri i jashtëm rumun Teodor Baconschi është shprehur se “pozicioni që ka marrë Holanda në lidhje me zgjerimin në Zonën Shengen tregon se qeveria e saj është zënë peng nga populistët e ekstremit të djathtë”( të drejtuar nga kreu i Partisë së Lirisë Geert Wilders- shën.red). /Z..Gj/Start/
2011-09-21 10:52