Shkembimet tregtare mes Kosoves dhe Serbise - edhe me tej te bllokuara

Dy maune me cimento nga Kosova u lejuan mbreme qe te kalojne ne nje terminal doganor ne Jug te Serbise por sot ato u kthyen mbrapsht ne Kosove konfirmojne zyrtare nga dogana e Kosoves. Kalimi ne territorin e Serbise i ketyre dy mauneve vetem per nje nate ndodhi per here te pare pas me shume se tri vjetesh qysh kur Serbia ndaloi te gjitha produktet kosovare qe te hyjne apo kalojne tranzit ne Serbi. Zedhenesi i doganave te Kosoves Adriatik Stavileci i tha DW-se se akoma nuk kane marre sqarim nga pala serbe se perse keto maune te cilat gjate nates se shkuar qendruan ne terminalin doganor serb ne Presheve sot u kthyen mbrapsht.160160160160160160
Qe nga marrja nen kontroll nga autoritetet kosovare te dy pikave kufitare me Serbine ne veri te Kosoves ka me dhjetra maune me mallra serbe qe jane lejuar te hyjne ne tregun kosovar nga pika kufitare e Merdares mirepo ne kete pike nuk jane lejuar qe te kalojne ne Serbi mallrat kosovare. Qeveria e Kosoves tashme ka derguar nje leter ne zyren e ndermjetesit te BE-se ne bisedimet Kosove-Serbi Robert Kuper me te cilen e njofton se Serbia akoma nuk po lejon qe te nxirren ne tregun e Serbise mallrat komerciale te Kosoves.
Letra nga Kosova dhe Serbia ne Bruksel
Nje leter ne Bruksel e ka derguar edhe Qeveria e Serbise e cila kerkon qe doganieret kosovare te mos qendrojne ne dy pikat kufitare ne Bernjak dhe Jarinje ne veri te Kosoves ndersa modalitetet per qarkullimin e lire te mallrave te diskutohen ne takimet e ardhshme ne dialogun Kosove-Serbi. Te shqetesuar per bllokaden qe u ben Serbia mallrave kosovare shprehen edhe perfaqesues te komunitetit te biznesit. Ne nje konference te mbajtur ne Prishtine mbi sfidat e biznesit kosovar kryetari i Asociacionit te Bizneseve Kosovare Agim Shahini thote se nese nje praktike e tille vazhdon atehere qeveria e Kosoves duhet te ktheje masat e reciprocitetit per Serbine.
Nese Serbia vazhdon te beje bllokade dhe te mos e respektoje marreveshjen ku eshte garantues Bashkimi Evropian qeveria e Kosoves duhet te marre vendim te menjehershem te kthimit te masave te reciprocitetit dhe kete ta beje me masa edhe me te ashpra thote Agim Shahini.
Ministrja e Tregtise dhe Industrise Mimoza Kusari Lila ka thene se qeveria e Kosoves ka hequr blokaden per mallrat serbe mirepo nese Serbia vazhdon me bllokaden per mallat kosovare atehere eshte vetem ceshtje ditesh ndoshta brenda kesaj jave kur do te kthehen masat e reciprocitetit per Serbine.
Biznesmenet kosovare kerkojne rivendosjen e reciprocitetit
Per kryetarin e Odes Ekonomike te Kosoves Safet Gerxhaliu lejimi i disa mauneve me mallra kosovare qe te kalojne ne tregun e Serbise nuk do te thote asgje perderisa Serbia vazhdon te pengoje mallrat kosovare ne menyra te ndryshme qe te dalin ne tregun e saj.
Derisa nga Serbia jane me qindra maune te ngarkuara qe presim te zbrazen ne Kosove nga Kosova kemi shume pak maune qe pretendojne te kalojne kufirin per ne Serbi. Ndoshta ka ndodhur qe dy maune kosovare te kalojne ne Serbi mirepo kjo nuk do te thote asgje por ne kuader te dialogut ne duhet ta bindim faktorin nderkombetar me argument se eshte Serbia ajo qe po shkel marreveshjen per tregti te lire thote Safet Gerxhaliu.
Sidoqofte dy pikat kufitare me Serbine ne veri te Kosoves vazhdojne te jene te mbyllura per qarkullimin e mallrave dhe njerezve. Ne kete faze sipas nje vendimi te qeverise se Kosoves keto dy pika doganore nuk do te perdoren per qarkullimin e mallrave Kosove-Serbi derisa ne veri te krijohen kushtet per nje qarkullim te lire. Rruget ne veri te Kosoves vazhdojne te jene te barrikaduara nga serbet lokal. Forcat paqerujatese te cilat kane madatin per te siguruar qarkullimin e lire nuk njoftojne te kene nje plan te shpejte per heqjen e barrikadave. Ne kete faze ata po sherndajne afishe ne veri duke u sqaruar serbeve se bllokimi i rrugeve nuk eshte forme e mire e protestes dhe bllokadat vetem sa do ta veshtiresoje jeten e tyre.
Autor Bekim Shehu/ Prishtine
Redaktoi Auron Dodi
160