E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njesi per frikesimin apo mbrojtjen e deshmitareve

Thjesht nuk kam mundur te jetoj me ate qe kam qene deshmitar i ngjarjeve te ndryshme i vrasjeve te ndryshme plackitjeve te ndryshme e i dhunimeve te ndryshme. Sepse une kam pare se si kane vrare une kam pare une vetem kam pare nuk eshte faji im se kam pare ... Dikush tjeter kishte qene gjithashtu ne vendin tim deshmoi Jovan Golubovic ish-anetar i njesive speciale te policise serbe sot ne pension i cili deponoi para prokurorise per krime lufte qe ne vitin 2006 dhe pas kesaj hyri ne programin per mbrojtjen e deshmitareve.160160160160160

Megjithate ne vend te mbrojtjes Golubovic dhe dy prej kolegeve te tij gjithashtu deshmitare qe u takon mbrojtja e posacme tregojne se kane perjetuar qe identiteti u eshte zbuluar ne po ate moment kur ata kane dhene deklarata permes te cilave kane akuzuar police konkrete ende aktive per krimet e bera ne zonat e luftes ne te gjithe ish-Jugosllavine. Per zbulimin e identitetit ata akuzojne prokurore te caktuar per krime lufte.

Njesi per frikesimin e deshmitareve

Jetet tona jane jashte mase ne rrezik vazhdimisht. Qe kur kam dhene per here te pare deshmi ne prokurorine per krime lufte menjehere me kane hedhur bomben ne lokal dhe ne shtepi. Kam edhe protokoll deri sot e kesaj dite nuk eshte zbuluar se kush e ka bere kete. Ne tani presim se kur do te vije plumbi flet Slobodan Stojanovi polic i cili eshte sot gjithashtu ne pension.

Bojan Zlatkovi ish-pjesetar i njesive speciale te antiterrorit SAJ u shkarkua nga policia. Ai pohon se kjo ka ndodhur per shkak se ai kishte deshmuar per krimet dhe beson se njesia per mbrojtjen e deshmitareve eshte ne fakt njesia per frikesimin e deshmitareve. Ky nuk eshte program mbrojtjeje por program frikesimi kercenimi. Dy vjet familja ime dhe une durojme torturen e kesaj njesie per mbrojtjen e deshmitareve me qellim qe te me pengojne nga deshmia e metejshme tha me tej Zlatkovi.

Bildunterschrift Ratko Mladic 1993

Kush jane heronjte dhe kush jane tradhtaret

Policet te cilet ishin akuzuar per krime lufte nga keta tre police jane mbajtur ne paraburgim 90 dite dhe pas kesaj jane liruar per te mbrojtur veten vetem se gjykimi nuk filloi kurre. Bojan Zlatkovi pohon se keto police jane sot heronj te luftesdhe ai dhe koleget e tij tradhetare serbe. Une mendoj se nuk eshte tradheti te zbulosh vrasesit te zbulosh njerezit qe kane bere krime qe ne syte e mi kane vrare femije me plumb ne balle qe nuk jane me shume se 13 vjec. Keto jane njerez qe kane perdhunuar gra qe kane vrare civile me urdher te eproreve te larte e qe pastaj kane ecur perpara si meteorite... thote Zlatkovi.

Golubovi Stojanovi dhe Zlatkovi thone se per ta dhe familjet e tyre jeta eshte bere e padurueshme ne Leskovac dhe Vlasotinac sepse ambjenti perrreth i injoron per shkak te gjoja tradhetise. Ndersa ata sic thone kane besuar vetem ne demokracine ne Serbi dhe kane deshiruar te tregojne se vetem pakica e policeve serbe kane kryer krime ne zonat e luftes.

Sidoqofte pas pervojave te tilla duhet shtruar edhe pyetja cili prej policeve do te marre ende guximin te deshmoje per krime enigmatike te cilat jane kryer ne emer te po kesaj policie

Autor Dinko Gruhonji/Angjelina Verbica

Redaktoi Auron Dodi

160

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›