Aksident në aksin Milot -Fushë Krujë, dy të rinj humbasin jetën
Në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë, si pasojë e një aksidenti humbën jetën dy të rinj. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme ndërsa djemtë ishin duke udhëtuar me një motoçikletë teksa janë përplasur me një mjet tip kamionçinë me targa LA0261A. Kamionçina drejtohej nga shtetasi K.Lleshi. Ky aksident i rëndë ka sjellë edhe vdekjen e Alban Zajçit dhe 20-vjeçarit, Zef Turja. Zajçi pas aksidentit është nisur drejt spitalit në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra si pasojë e aksidentit fatal. Policia po merret me zbardhjet e mëtejshme të aksidentit.