Rumania do të lejojë mburojën anti-rakete
“Rumania është ftuar zyrtarisht nga presidenti amerikan Barak Obama që të jetë pjesë e sistemit të mburojës anti-rakete”, ka pohuar në një deklaratë presidenti rumun Trajan Bashesku. Presidenti rumun ka shtuar më tej se Bukureshti ka rënë dakord për të marrë pjesë në këtë sistem, pasi sipas tij ai do të mbrojë edhe tërë territorin e Rumanisë.