E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhduket gjuha Bo me vdekjen e folëses së vetme

85-vjeçarja konsiderohej si “pasuri kombëtare” e një zone të Indisë
Folësja e fundit e një gjuhe të lashtë në ishujt indianë të Andamanit ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare. Ky lajm bëhet i ditur nga një gjuhëtar i shquar, sipas së cilit rëndësia e vdekjes së kësaj zonje është se bashkë me të do të varroset edhe një gjuhë shumë e lashtë, e cila flitej vetëm nga e ndjera. Bëhet fjalë për gjuhën Bo. Për Indinë është një humbje e një pjese shumë të rëndësishme të trashëgimisë së saj. Gjuhët në Andamans mendohet që e kanë origjinën nga Afrika dhe disa prej tyre mund të jenë edhe 70 mijë vjet të vjetra. Ishullorët shpesh konsiderohen nga antropologët si libra të hapur dhe kjo është një nga zonat linguistike më të pasura të globit. Për sa i përket së ndjerës, pas vdekjes së prindërve të saj ajo ishte e vetmja që mund të fliste gjuhën Bo përgjatë 30-40 viteve të fundit. Ajo ishte shpesh e vetmuar dhe për të komunikuar me pjesën tjetër të botës i duhej që të mësonte edhe pak indishte. Por në jetën e kësaj gruaje që kishte një sens humori të jashtëzakonshëm, gjuha nuk u shndërrua kurrë në një mjet pasurimi. Humbja e saj është një humbje për intelektualët dhe gjuhëtarët, të cilët studiojnë më shumë për origjinën e gjuhëve, sepse me këtë rast ata kanë humbur një pjesë jetike të trashëgimisë. Mendohet se të gjitha gjuhët andamanese mund të jenë përfaqësuese të atyre gjuhëve që datojnë që në periudhën neolitike. Zhdukja e gjuhës Bo do të thotë se edhe kultura e kësaj pjese të njerëzimit tashmë është thjesht një e kaluar. Gjatë tre muajve të fundit, janë shuar dy gjuhë të tilla të lashta, për shkak të vdekjeve të folësve të fundmë të tyre dhe se të tjera dialekte e gjuhë do të zhduken në të ardhmen, ndaj duhet përfituar për studimin e tyre sa ka ende gjallë folës.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›