E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shteti maqedonas ushqehet nga mosmarrëveshjet ndëretnike

“Në Maqedoni jo prej tashti, por qysh prej moti është manipuluar me nxënësit është manipuluar edhe me kohën, që do të thotë që gjithnjë kur ka ndonjë problem me shqiptarët atëherë fillon manipulimi me nxënësit maqedonas që të thuhet se rrezikshmëria është e njëjtë për të gjithë”, thekson analisti i mirënjohur Kim Memeti. . Ai shton se, në njëfarë mënyre ekziston një tendencë ku të gjithë të shpallemi fajtorë të njëjtë, ku në të vërtetë këtu ka vetëm një fajtor, dhe ai fajtor është qeveria e cila nuk di të menaxhojë me marrëdhëniet ndëretnike dhe duke mos ditur krijon probleme të shumta. “Ky është shtet i cili është mbështetur mbi mosmarrëveshjet ndëretnike, ky është pushtet që nuk kërkon marrëveshje , se nga ato mosmarrëveshje ushqehet. Atë e ka si të them, dyqan më rentabil i cili i sjellë suksese kësaj qeverie që është absurde mirëpo për të ardhmen e shtetit kjo është vetëvrasje”, thotë Mehmeti. Ndërsa nga Komuna e Tetovës thonë që ekzagjerimi i këtij konflikti nuk ka për qëllim që të tërhiqet vëmendja nga vendimi i maqedonishtes, por thonë që ky problem ka tjetër prapavijë. “Nxënësit maqedonas ekzagjerojnë problemin lidhur me incidentin i cili ndodhi ditë më parë pasi që ata janë të manipuluar. Ka kohë që maqedonasit duan të pavarësohen dhe të mos mësojnë në një objekt me shqiptarët, andaj e bënë kaq të madhe këtë punën e konfliktit”, thekson nga Tetova, Iliaz Halimi. Ai shton se nuk ishte nevoja që të bojkotohet mësimi apo të organizohen protesta, pasi që konflikte midis nxënësish ka në çdo shkollë, pa marrë parasysh a është ajo shkollë vetëm shqipe apo vetëm maqedonase, andaj nuk duhet dhënë baza nacionale këtij incidenti. Ndërkohë nxënësit maqedonas, duke filluar sot do të kthehen në bankat e shkollës. Ky vendim u mor pas mbledhjes që u mbajt nga Këshilli i prindërve dhe drejtorisë së gjimnazit. Në këtë takim u vendos që të vihen patrulla policore gjatë kohës kur në shkollë mësojnë maqedonasit, përkatësisht kur të ndërrohen turnet. Prindërit gjithashtu kërkojnë që të zgjidhet problemi i objektit mësimor pasi që maqedonasit ndjekin mësimin në Barakë, e cila sipas tyre nuk është e përshtatshme për mësim.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›