E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumania e Bullgaria jo ne zonen Shengen

Mirësevini në Europë por jo në zonën Shengen eshtë mesazhi i përcjellë drejt dy aanëtareve më të reja të bllokut. Rumania dhe Bullgaria mbeten jashtë marrëveshjes Schengen pasi Gjermania dhe Franca kanë refuzuar hyrjen e tyre nën argumentin se të dyja vendet aktualisht nuk përmbushin të gjitha kushtet për pranimin në një hapësirë të përbashkët pa kontrollin e kufijve. Deklatat i janë dërguar nga ministrat e Brendshëm të Gjermanisë dhe Francës, komisoneres së Bashkimit Evropian Cecila Malmström. Sipas Thomas de Maizière, e Brice Hortefeux tha në Berlin, se këto dy vende fillimisht duhet të kapërcejnë pikat e dobëta në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Presidenti i Rumanisë Traian Basescu, e vlerësoi letrën gjermano-franceze si "diskriminuese" ndërsa tha se qënderime të tilla Rumania nuk mund ti pranojë as nga vende më të fuqishme se ato të BE-së. Presidenti rumun theksoi se anëtarësimi në këtë hapësirë varej thjesht nag cështje teknike, iniciativa të cilat Rumania i kishtë respektuar. Me një ton më të qetë ka reaguar Bullgaria, autoritetet e së cilës u shprehën të sigurta se deri në muajin mars reja e dyshimeve që ekziston ende në BE do të jetë davaritur.

Hapësira Schengen aktualisht përfshin 22 vende të BE-së si dhe Norvegjinë, Islandën dhe Zvicrën. Në të jetojnë më shumë se 400 milionë njerëz. Ata mund të lëvizin në këtë hapësirë, pa iu nënshtruar kontrollit të pasaportave. Hyrja e dy vendeve anëtare të BE-së që nga viti 2007 parashikohej për në mars të vitit të ardhshëm.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›