E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sanader pastrim parash ne Austri

Ivo Sanader ish kryeministri kroat përballet me akuza jo vetëm në atdheun e tij por dhe në Austri ku u arrestua pak kohë më parë. Prokuroria e Austrisë ka konfirmuar se ka filluar procedurën penale kundër ish kryeministrit Sanader dhe një të afërmi të tij, nën dyshimin për pastrim parash.

Procedura penale është vënë në veprim, pasi është pranuar dosja hetimore e prokurorisë në Inzbruk që merr për bazë një raport për pastrim parash të një banke në Tirol. Hetimet dhe një akuzë e mundshme kundër Sanaderit në Austri mund të vështirësojë ekstradimin e tij në Kroaci ku kërkohet nën akuzat për korrupsion.

Ai u arrestua në dhjetë dhjetor disa orë pas lëshimit të një urdhër arresti ndërkombëtar. Sanader kërkohej nën akuzat se ka qenë pjesë e një aktiviteti kriminal dhe ka shpërdoruar pushtetin për fitime personale. Sanader është kryeministri i parë kroat i përfshirë në një skandal korrupsioni. Ai ka shërbyer në postin e kryeministrit për 6 vjet, para se të jepte dorëheqjen vitin e kaluar.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›