Rumania i kërkonndihmë BE përpërmbytjet
BUKURESHT- Ndonëse kemi hyrë në muajin korrik, situata e reshjeve vazhdon të jetë problematike në Rumani e vecanërisht në pjesën verilindore të këtij vendi. Si pasojë e përmbytjeve kanë humbur jetën 24 persona, ndërsa 7 000 të tjerë janë detyruar me forcë që të evakuohen për në zona më të sigurta.
Përmbytjet kanë shkaktuar shumë dëme edhe në tokat bujqësore dhe infrastructurë në Rumani, që konsiderohet si vendi i dytë më i varfër i Bashkimit Europian.
Deri më tani 12 mijë hektarë tokë është nën ujë. Televizionet vendase shfaqin pamje të zonave të goditura më rëndë ku binin në sy tokat e përmbytura dhe rrugët e dëmtuara. Dhjetëra fshatra kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa policia nisi aksionin për t’u ardhur në ndihmë banorëve. Ministri i Brendshem, Vasile Blaga bëri të ditur se Bukureshti ka kërkuar ndihmë financiare nga Bashkimi Europian. Situata bëhet më e vështirë duke pasur parasysh se Rumania u godit nga recensioni një vit më parë dhe tashmë parashikimet e Bukureshtit nuk janë aspak pozitive. Edhe në vitin 2006, si pasojë e fryrjes së Danubit nga përmbytjet pati dëme të mëdha në vend.
(m.a/News24/BalkanWeb)