E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji anti-mafia, nis seanca në Gjykatën Kushtetuese

Komitetit Shqiptar i Helsinkit e ka cilësuar si antikushtetues miratimin e ligjit antimafia dhe kërkon në Gjykatën Kushtetuse pezullimin e tij. Ditën e sotme është zhvilluar seanca e parë në këtë gjykatë ku Komiteti Shqiptar i Helsinkit është përfaqësuar nga avokati Fatmir Braka ndërsa përfaqësueseja e qeverisë është Marsida Xhaferrllari, drejtoresha e Kodifikimit në ministrinë e Drejtësisë.
Në senacë avokati Braka ka treguar se ligji ka probleme juridike dhe prek të drejtat e njeriut ai duhet të pezullohet fillimisht dhe më pas t'i bëhen amendamente përkatëse duke pretenduar se ligji ka fuqi prapavepruese. Ndërsa përfaqësuesja e qeverisë Xhaferrllari ka treguar se ligji animafia nuk cënon të drejtat e njeriut dhe nuk ka efekte negative.
Ndërkohë kur e miratoi ligjin në Kuvend shumica tha se plotësoi kështu një nga kushtet e ndërkombëtarëve për liberalizimin e vizave, duke i dhënë bazë ligjore goditjes së krimit të organizuar në vend. Qëllimi i ligjit është sekuestrimi i pasurive ndaj të gjithë personave që jetojnë në kushte të pajustifikuara jetese. Ai parashikon konfiskimin e pasurive bazuar në indicie për pjesëmarrjen në organizata kriminale, terroriste apo që kanë fituar pasuri në mënyrë të paligjshme. Pjesë e hetimit janë edhe të afërmit e këtyre personave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›