Durrës, kriza ekonomikeul numrin e turistëve
DURRëS- Numri i vogël i vogël i pushuesve edhe në fund të qershorit duket se ka krijuar një atmosferë pesimiste për operatorët turistikë në plazhin e Durrësit.
Vetë ata pranojnë se në krahasim me vitet e mëparshme, në të njëjtën periudhë, bregdeti ishte i mbushur me pushues vendas dhe të huaj, por sipas tyre shkak për këtë mund të jetë bërë dhe kriza ekonomike apo imazhit negativ të krijuar për plazhin e Durrësit për shkak të mbipopullimit gjatë pikut të sezonit turistik.
Përmirësimi i motit dhe fillimi i muajit korrik pritet të shoqërohet me rritje të prenotimeve në bregdetin e qytetit të Durrësit. Frekuentuesit e rregullt, ashtu sikurse në vitet e shkuara pritet të jenë nga Kosova ndërkohë që ndryshime pritet të ketë edhe në cmime.
Nëse gjatë muajit qershor çmimi i një cadre me dy krevatë plazhi kushtonte 200 deri në 300 lekë të reja nga data 1 korrik si pasojë e taksës prej 300 mijë lekësh që vendosi bashkia, çmimi pritet të shkojë në 500 lekë.
(e.n/news24/BalkanWeb)