Hyseni: Pritetpërkushtim intensivnga Belgjika
PRISHTINE- Kosova pret një përkushtim më intensiv dhe më sistematik nga Belgjika krahasuar me atë të presidencës spanjolle, theksoi ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni. Hyseni thotë se nuk do të ketë ndryshim substancial pasi si kryesues i BE-së, Belgjika duhet të zbatojë politikat e jashtme të Unionit, por gjithsesi, përparësi për Kosovën, krahasuar me presidencën spanjolle është fakti se Belgjika është njëra ndër përkrahëset e para të pavarësisë së Kosovës.
Me marrjen e presidencës së Bashkimit Evropian nga Belgjika, edhe kryetarja e Komisionit të Kuvendit për Integrime Evropiane, Zylfije Hyndozi, pret një avancim të proceseve integruese te Kosovës me BE-në. “Faktikisht duhet të ndërrohen politikat sa i përket procesit të integrimin evropian të Kosovës. Unë mendoj që deri më tash kemi qenë pak të ngadalësuar sa i përket të gjitha këtyre proceseve. Nuk ka pasur vullnet politik”, thotë Hundozi.
Ndërsa ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, thotë se Kosova nuk ka çka të ndërrojë në politikat e saj. Belgjika mori të enjten nga Spanja, Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.
(m.a/rtk/BalkanWeb)