Kuvend, PS braktisseancën. Ruci: Asnjëkonsensus për ligjet
TIRANE- Deputetët socialistë braktisin seancën e Kuvendit duke vënë në zbatim vendimin për të kushtëzuar sërish marrëdhënien me legjislativin, duke mos votuar asnjë ligj pa u plotësuar kërkesat e opozitës për transparencën e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit.
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci tha se “situata politike në vend po përkeqësohet. Hapat e rinj të mazhorancës si ndryshimi i njëanshëm i rregullores së parlamentit, apo ligji që do të votohet sot per inspektimin e financave, janë veprime për të kontrolluar institucionet e shtetit. Duke patur parasysh se problemi i ngritur nga opozita 12 muaj më parë, në vend që ti afrohet zgjidhjes, cdo ditë e më shumë mazhoranca po i largohet”.
Për këtë arsye, theksoi Ruçi, duke filluar që sot “grupi parlamentar socialist përshkallëzon marrëdhënien me parlamentin shqiptar, duke kushtëzuar marrëdhëniet ndaj këtij parlamenti, duke mos votuar asnjë ligj, as me shumicë të thjeshtë e as me shumicë të cilësuar”.
Opozita bën të ditur se kushtëzimi i marredhënies me Kuvendin është vetëm hapi i parë që do të ndërmerret në kuadër të rinisjes së aksionit politik në kërkim të transparencës së plotë të zgjedhjeve të kaluara.
“Në marrëdhënie me parlamentin, opozita do të ketë axhendën e saj brenda rregullores së parlamentit. Ky është vetëm hapi i parë, pas kësaj hapa të tjerë do të vijnë për të bërë funksionale demokracinë në Shqipëri” theksoi Ruci nga foltorja e Kuvendit.
Menjëherë pas fjalës së tij, deputetët e opozitës janë larguar nga seanca plenare.
(e.n/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha: PS jo bojkot ligjeve për inatin tim. Ruci: Ti je përgjegjës