E Hënë, 2 Nëntor 2026

Termete ne Gjirokaster, banoret ne rruge nga paniku

Gjirokaster- Lekundjet e vazhdueshme sizmike alarmojne edhe banoret e qarkut te Gjirokastres. Gjate dites se djeshme jane regjistruar nga sizmiologet disa lekundje qe nisen oret e para te mengjesit dhe vijuan deri ne mesdite. Termeti i pare eshte shenuar rreth ores 01:00 te mengjesit te djeshem, me forcen me te madhe, 4,4 balle te shkalles Rihter, po per fat te mire pa deme materiale. Termeti i dyte eshte ndjere nga banoret rreth ores 07:35 te mengjesit, me nje fuqi prej 3,9 ballesh, duke bere qe te dalin te gjithe ne rruge nga paniku. Lekundjet jane ndjere edhe ne rrethet e Permetit dhe Tepelenes. Sipas sizmiologeve epiqendra e tyre ka qene ne zonen e Piqerasit dhe Finiqit. Lekundje me te lehta termeti jane ndjere ne qytetin e Gjirokastres rreth ores 08:00 dhe 14:30. Gjirokastra njihet si nje zone me profil te qendrueshem tektonik dhe gjate 60 viteve nuk ka pasur deme ne njerez apo materiale.

B. Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›