Rumania me nëntë “legjionarë”

Nëntë lojtarë rumunë nga lista prej 22 lojtarësh të thirrur nga trajneri Viktor Picurka për ndeshjen kundër Shqipërisë luajnë në kampionate të huaja. Mbrojtësi Kivu dhe mesfushori Kodrea luajnë në Itali, përkatësisht me Interin dhe Sienën. Edhe kampionati francez prezantohet në skuadrën kombëtare rumune me dy lojtarë që luajnë në një skuadër, Okseri, mbrojtësi Tamash dhe sulmuesi Nikulae. Në Holandë me Ajaksin luan mbrojtësi Ogararu, në Gjermani te Shtutgard është sulmuesi Marika. Të tjerët: mbrojtësi Rat (Shahktar Dontesk, Ukrainë) mesfushori Petre (CSKA, Bullgari), mesfushori Koshic (Lokomotiva e Moskës, Rusi). Nga skuadrat rumune, Rapidi i Bukureshtit është skuadra me më shumë lojtarë (5).