E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van der Vart: “Duam fitore me Bjellorusinë”

Holanda e kualifikuar do të luajë në Minsk kundër Bjellorusisë për të fituar dhe për të luftuar njëherësh për vendin e parë në grup, duke shpresuar në një barazim apo humbje të Rumanisë me Shqipërinë. "Akush nga ne nuk shkon atje duke menduar se jemi të kualifikuar dhe se kompeticioni ka përfunduar për ne. Ne jemi të vendosur për të përfituar nga takimi duke synuar tri pikët e plota", - deklaroi Rafael van der Vaart për gazetën holandeze "De Telegraaf". Sulmuesi i Realit të Madridit, Rud van Nistelroi, është shprehur se kualifikimi i ekipeve të mëdha si Italia, Franca dhe Gjermania, i bën mirë turneve të rëndësishëm sic janë kampionatet europiane. Është shumë herë më mirë të luash kundër këtyre ekipeve se sa kundërshtarëve të vegjël, ku shpesh herë nuk mund edhe të shprehesh", - tha Van Nistelroi pas fitores së ngushtë të Holandës me Luksemburgun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›