E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumania tërheq ushtarakët dhe policët nga Kosova

BUKURESHT - Rumania do të tërheqë 178 ushtarakët dhe policët në Kosovë në muajin dhjetor, njoftoi presidenca rumune në një komunikatë.
Ky vendim u mor pas një seance të Këshillit të Lartë të Mbrojtjes Kombëtare.
Shkaku i kësaj tërheqjeje nuk u përmend në komunikatë.
Ushtarakët dhe policët rumunë merrnin pjesë në misionin evropian në Kosovë (EULEX) dhe forcën e NATO-s në Kosovë.
Rumania, që nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës, kishte vendosur vazhdimin e pjesëmarrjes në KFOR, në vitin 2008, dhe përfshirjen në misionin, por duke shmangur ato misione që mund të interpretoheshin si një njohje e shtetit të ri.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›