Apeli shqyrton Aldo Baren U shkelen procedurat

Fati i Aldo Bares është tani në duart e gjykatës së Apelit. Më 3 Tetor, gjykata do të vendose per kerkesat e avokatëve të ish-kreut të bandës së Lushnjës. Ndërsa Prokuroria kerkon nga i njejti trup gjykues, qe t’i shtoje denimit te Aldo Bares, edhe dy denime të tjera me burg të perjetshëm. Organi i akuzës e mbështet këtë kërkesë me faktin se dy pjestarë të bandës së tij, janë dënuar me burgim përjetë, ndërsa Aldo Bare – për të njëjtat krime – është dënuar me nga 25 vjet për cdo krim.
I vetmi denim me burgim te perjetshem per Aldo Baren ka qene per vrasjen e shtetasit maqedonas Xhevat Demirit. Por avokatet e Aldo Bares pretendojne se prokuroret nuk paraqiten asnje prove ligjore se ky shtetas ka ekzistuar, pasi nuk figuron ne asnje regjister ne Shqiperi ose ne Maqedoni.
Av. Vladimir Meci pretendon nje sere shkeljesh te renda proceduriale dhe ligjore. Ai kërkon pafajësi për Aldo Baren, pasi ai eshte denuar nje here per te njejtat akuza, nga Gjykata e Elbasanit. Gjithashtu, mbrojtja pretendon se Aldo Bare duhet te rifitoje lirine, pasi e njejta Gjykata e Apelit, i ka shpallur të pafajshëm dy prej bashkepunetoreve të tij te akuzuar per kete vrasje.
Edhe deshmia e Gramoz Selmanit, deshmitarit te mbrojtur, konsiderohet e pavlefshme nga mbrojtja për shkak të shkeljeve proceduriale. Gjykata e Apelit ne seancën e 3 tetorit, pasi te degjoje edhe argumentat e palës së akuzës, do te vendose perfundimisht per fatin e Aldo Bares.
Denada Shkodrani