E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha pret kryetarin e komunës së Gjakovës

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha priti sot kryetarin e Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj dhe delegacionin që e shoqëronte.
Basha e njohu kryetarin e Komunës së Gjakovës me planet dhe projektet që ka Bashkia për qytetin e Tiranës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.
Nga ana e tij, Lekaj shprehu vlerësimin për vizionin e z.Basha si dhe e ftoi atë për një vizitë pune në Gjakovë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›