Parate e universiteteve reforma fillon me shteteroret
Reforma finaciare do të fillojë me universitetet publike e më pas me ato private. Këtë herë lekët e dhëna nga qeveria do të shkojnë drejtëpërsëdrejti tek studentët dhe programet e studimit, në bazë të kritereve që do të vendosen. Këshilltari i kryeministrit Bardhyl Musai gjatë një interviste për AS, shpjegon disa nga detajet e kësaj nisme, dokumenti i së cilës tashmë ka mbërritur në zyrat e drejtuesve të universiteteve.
“Do të ketë një mënyrë tjetër të shpërndarjes, jo mbi bazën e kërkesave për fonde nga universitetet, por mbi bazë të parimit të bazuar në performancë, parim i cili ka të bëjë me faktin që paraja ndjek studentin. Për këtë po hartohen disa kritere të cilat kanë të bëjnë me kuotat që do t’i jepen universiteteve me një nivel të caktuar të cilësisë së pranuar nga rezultatet e maturës shtetërore. Do të ketë një fond të veçantë për të dhënë bursa për të inkurajuar këta lloj studentësh, pra gjithmonë me fokus cilësinë”- tha Musai.
Përfaqësuesi i qeverisë për arsimin shpjegon se universitetet publike nuk duhet të jenë në panik për zbatimin e kësaj reforme. Pasi edhe për privatët do të zbatohen kritere të rrepta.
Arsimi privat do të plotësojë dy kritere themelore. Në rradhë të parë do të plotësojë kriterin themelor të cilësisë, pra të jenë të akredituara dhe e dyta të jenë me status jofitimprurës, pra kjo nuk jepet për fitime për universitetin, por kjo është para që financohet nga shteti për studentët”- tha Musai.
Reforma finaciare pritet të ndezë debate në javët në vazhdim pasi ministria e Arsimit ka dërguar udhëzimet përkatëse për të marrë mendimet e të gjithë aktorëve të interesit. Ajo pritet të bëhet konkrete vetëm në vitin 2013.
Edlira Sulejmani