E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtohet numri i bizneseve. Ulet numri i te papuneve

Rreth 12 mijë vetë më shumë se vitin e kaluar janë punësuar në tetë muajt e parë të 2011-ës. Të dhënat e Shërbimit Kombëtar të Punësimit mbështeten në rritjen e numrit të biznesve të reja të çelura gjatë këtij viti. Shefja e statistikave pranë këtij  institucioni, Etleva Ngjela thotë se në degën e tatim -taksave këtë 8 mujor janë regjistruar 1500 subjekte më shumë se në 2010-ën.

"Vetëm gjatë 2010 arritën të punësohen rreth 16mijë veta kurse për periudhën në fjalë kemi një punësim deri në 12 mijë veta. Nga vlerësimet tona të bëra se nga ka ardhur kjo rritje punësimi arrijmë në vlerësimin se 38% e saj i përket punësimit sezonal. Vihet re një rritje punësimi në subjekte të mëdha, hotelet e mëdha në zonat bregdetare apo zona të tjera turistike që të lë të besosh se ky punësim do të jetë më afatgjatë se s anjë punësim sezonal "- tha Ngjela.

Shërbimi Kombëtar i Punësimit flet gjithashtu për rritje të kërkesave për punëtorë nga bizneset e mëdha, pasi 37% e ndërmarrjeve private kanë shtuar punonjësit e tyre. Këto ndërmarrje përkatësisht kanë punësuar nga 10 deri 50 persona.

"Vihet re edhe një rritje e subjekteve të huaja, tashmë jo vetëm në numër, por dhe në numër punonjësish brenda subjektve ekzistuese. Jo vetëm në aktivitetet ekonomike tradicionale që kanë qenë fasonët, por shohim një shtrirje edhe në dnërtim e industrinë nxjerrëse, qoftë në atë të kromit në zonën e rajonit të Dibrës, por dhe marrjes me koncension të puseve të naftës në rajonin e Fierit"- tha Ngjela.

Situata pozitive në punësim është pasqyruar dhe në ofertat e deleguara pranë Zyrës së Punësimit dhe jo pak por, rreth 11 mijë e dyqind, nga të cilat 35% janë vende të reja punë dhe pjesa tjetër zëvendësime. Aktualisht janë plotësuar afro 83 përqind e ofertave për punë. Nga zyrat e punës në vend u është gjetur një vend pune rreth 9 mijë e 3 qind personave.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›