Mbytet në lumë peshkatari 62-vjeçar në Elbasan, pësoi atak kardiak
Trupi i pajetë i një të moshuari është gjetur dje pasdite në qytetin Elbasanit, ndërsa personi kishte rreth një javë që rezultonte i zhdukur. Sipas policisë ai është Robert Stavri, 62 vjeç, banues ne Elbasan lagja “5 Maji” dhe trupi është gjetur në fshatin Katund i Ri.
Ai ishte larguar nga shtëpia prej disa ditësh duke shkuar për peshkim, por nuk është kthyer më.
Nga ekzaminimet mjekoligjore ka rezultuar se viktima ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak, duke rënë më pas në ujrat e lumit Shkumbin.
Denoncimi u bë në polici nga bashkëshortja e tij ditën e hënë, e cila shprehej se ai ishte zhdukur. Mënjëherë nisën kërkimet po pa rezultat. Ndërsa vetëm dje, pak orë pas mesdite u gjet trupi i tij.