E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumenige: Roben nuk lëviz nga Mynihu!

Zyrtari i lartë i Bajern Mynihut, Karl-Hainz Rumenige, insiston se Arjen Roben nuk do të largohet nga klubi gjatë verës. Pas eliminimit të Bajernit nga Liga e Kampionëve dhe rrezikut të mossigurimit të kualifikimit për në edicionin e ardhshëm të garës, kanë filluar të qarkullojnë spekulime rreth të ardhmes së yllit holandez. Mirëpo, Rumenige ka insistuar se Roben do të mbetet në ‘Allianz Arena’. “Spekulimet janë të pabaza, unë kam biseduar me të. Arjen nuk ka për qëllim të largohet”, ka thënë Rumenige.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›