Zhuan i vendosur që të qëndrojë në Romë
Zhuan ka mohuar spekulimet rreth largimit të tij nga Roma në fund të këtij sezoni, duke theksuar se synon të respektojë kontratën e tij aktuale me klubin. Qendërmbrojtësi brazilian duket se ka kthyer entuziazmin e tij pas ardhjes së Vinçenco Montelas në detyrën e trajnerit dhe është i vendosur rreth qëndrimit në ‘Stadio Olimpico’. “Ende kam edhe dy vite në kontratën time me Romën dhe dua ta respektoj atë. Jam i përkushtuar ta ndihmoj klubin në realizimin e objektivave”, tha Zhuan.