E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumenige kënaqet edhe me barazim ndaj Fiorentinës

Mynih (Start)- Presidenti i Bajernit të Mynihut, Karl-Hainx Rumenige, është shprehur në vigjilje të ndeshjes me Fiorentinën për Ligën e Kampioneve, se një barazim do t’i mjaftonte ekipit.

Bajerni do të luajë ndeshjen e radhës me “vjollcët” në Firence, pasi kanë fituar të parën në fushën e tyre me rezultatin 3-0.

Rumenige është shprehur: “Një barazim në Firence nuk do të na bëntë keq. Përkundrazi unë mendoj se me një pikë ne do të sigurojmë kalimin në turin tjetër të Ligës së Kampioneve”.

Bajerni ndodhet në krye të grupit F, me 7 pikë, duke lënë pas Lionin me 5 dhe Fiorentinën me 2 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›