E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri i Kievos largohet pas humbjes poshtëruese me Palermon

Verona (Start)- Humbja me Palermon ka rezultuar fatale për trajnerin e Kievos, Bepe Iakin. Pas përfundimit të ndeshjes, të cilën Kievo e humbi 0-3, presidenti Kampedeli vendosi largimin e trajnerit nga stoli.

Drejtuesit e Kievo Veronës kanë vendosur menjëherë trajnerin e tyre të ri, i cili do të jetë Domeniko Di Karlo, ish-trajner i Montavos dhe Parmës.

Tek Kievo luan edhe futbollisti i përfaqësueses shqiptare, Erion Bogdani. Shtatlarti nuk ka patur marrëdhënie të mira me Iakinin, duke qëndruar më shumë në stolin e rezervave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›