E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rummenigge kërkon Freyn

Sytë e Bayern Munchen janë përqendruar tërësisht tek Sebastian Frey. Zyrtari më i lart i klubit bavarez, Karl Heinze Rummenigge, ka konfirmuar në një intervistë për të përditshmen italiane Corriere dello Sport, zërat që flasin për një interesim të klubit bavarez për portierin e Fiorentinës, për afatin kalimtar të verës.

“Ka mundësi që ta marrim një portier gjatë verës, dhe Frey është njëri nga objektivat, ngase është njëri ndër më të mirët në Evropë. Këtë e ka demonstruar edhe në Ligën e Kampionëve kundër Lyon, në ndeshjen që e fitoi Viola. Por, ende nuk kemi biseduar me Fiorentinën, është ende herët”, tha Rummenigge.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›