E Shtunë, 31 Tetor 2026

Telefonat do i kemi të shurdhër?!! A thua pse?

Nga sot zyrtarisht Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se do të dënojë me tolerancë zero të gjithë ata pronarë lokalesh që shkelin ligjin për ndalimin e duhanit. Ligji antiduhan është dëshmia më e plotë se si zbatohet ligji në vend.

Por drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, i vënë në qendër të kritikave para pak kohësh për shkak të konfliktit të interesit dhe korrupsionit me paratë publike, ka deklaruar sot në mëngjes në Top Channel se ligji do të zbatohet plotësisht dhe se telefonat e zyrtarëve do jenë të shurdhër. Me një fjalë deri më tani zyrtarët kanë marrë bakshishe të majme për të mos zbatuar ligjin. Tani pyetja lind se çfarë ka ndryshuar tani që do mbyllin telefonat Pipero me shokë. Mos janë ngopur?

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›