E Diel, 1 Nëntor 2026

Runi: Mezi pres të luaj në botëror

Në këtë mënyrë, 25-vjeçari është munduar të justifikojë nervozizmin në fushë gjatë miqësores kundër ekipit afrikanojugor të Platinum Stars, ku fyeu edhe gjyqtarin. “Pritja është vrasëse. Nuk ia dal dot më. Sa më parë të vijë momenti i botërorit, aq më mirë është”, lexohet në faqen e sulmuesit në Facebook.

Bomberi që luan me Mançester Junajtid është një nga pikat më të forta të kombëtares së Fabio Kapelos dhe një nga sulmuesit prej të cilit pritet më tepër në Afrikën e Jugut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›