E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani i gatshëm të bisedojë me talibanët

Londër, 7 gusht – Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari ka thënë se është i gatshëm të shqyrtojë negociatat me talibanët dhe se “kurrë nuk e ka mbyllur derën e bisedimeve me talibanët”.

“Nuk kemi refuzuar mundësinë e dialogut. Patëm një marrëveshje, të cilën e shkelën. Bisedimet do të vazhdojnë në një moment, pasi që ata nuk do të fitojnë”, tha Zardari.

Qeveria pakistaneze ka arritur marrëveshje vitin e kaluar me talibanët në luginën Swat, e cila u dha kontrollin talibanëve në atë zonë, transmeton AP.

Talibanët nuk e respektuan marrëveshjen dhe kaluan në një zonë tjetër, gjë që nxiti ofensivën e ushtrisë pakistaneze kundër ekstremistëve.

SHBA-ja dhe aleatët e tjerë perëndimorë të Pakistanit kanë kërkuar nga Islamabadi të vazhdojë luftën kundër talibanëve, e jo të negociojë me ta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›