E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët e Elbasanit përkujtojnë 21 vjetorin e demonstratave të të rinjve për liri

09-12-2011 / Gazeta 55

Vizitë në tunelin e Kërrabës


Në 21 vjetorin e Ditës Kombëtare të Rinisë, studentët e Fakultetit Ekonomik të qytetit të Elbasanit përzgjodhën tunelin e Kërrabës për të përkujtuar këtë datë të kthesës së madhe historike për vendin tonë. Të rinjtë të shoqëruar nga deputeti i Partisë Demokratike të zonës Aurel Bylykbashi dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Andi Toma u njohën me ecurinë e punimeve të kësaj vepre madhore infrastrukturore. Sipas deputetit Bylykbashi ky tunel do të kthehet në një vend pelegrinazhi për të gjithë ashtu si Rruga e Kombit që është jo vetëm një vepër e rëndësishme infrastrukturore por edhe një rrugë që zgjoi kureshtjen e të gjithë shqiptarëve për tu vizituar. Studentët panë nga afër ecurinë e punimeve për ndërtimin e tunelit të Elbasanit. Në total është avancuar në hapjen e 1300 metrave në të dy galeritë ku po punohet paralelisht si nga Tirana ashtu edhe nga Elbasani. Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Andi Toma i bëri të ditur studentëve të fakultetit ekonomik se tuneli do të jetë operues brenda vitin 2013 pasi çdo gjë është në përputhje me kalendarin e punimeve dhe me axhendën që kompania ka me Drejtorinë e Rrugëve. Toma vlerësoi se ashtu siç koha tregoi se me ngjarjen e datës 8 dhjetor 1990 pati vetëm të fituar, ashtu edhe kjo rrugë e rëndësishme po ndërtohet që tu shërbejë të gjithë shqiptarëve, pa dallim bindjesh politike apo përkatësie partiake.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›