Ministeriali i Mbrojtjes A5, Topi: Ndarjet në rajon, të refuzohet çdo përpjekje
Durrës- Kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi është shprehur në mbështetje të integrimit të Kosoves në Nato, si dhe ka denuar ashpër shkaktarët e situatës së tensionuar në Mitrovicë.
Në fjalën e tij, gjatë punimëve të Ministerialit të Mbrojtjes së A5-së, presidenti Topi deklaroi se duhet refuzuar çdo përpjekje që shkakton ndarje në rajon. Duke theksuar këtu përçarjet etnike mes vëndeve të Ballkanit Perendimor.
Mesohet se në takimin e të gjithë ministrave të mbrojtjes të rajonit, mungonte ai serb sëbashku me përfaqësues të lartë të ushtrisë serbe. Takimi i sotëm që u zhvillua në qytetin e Durrësit, u fokusua kryesisht në çështjet e mbrojtjes ajore.
Ndërkohë komandanti Suprem i Forcave Aleate për Europën, Admiral James Stavridis vlerësoi progresin që nga kanë bërë vendet e Ballkanit, që kur ky i fundit valonte nga konfliktet. Admirali James shtoi gjithashtu se është i rëndësishëm një bashkëpunim rajonal për të ulur kostot e avionëve të mbrojtjes.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, i cili ka përshendetur edhe punimet e Ministerialit.
Shkrime të tjera me interes: