E Diel, 1 Nëntor 2026

As prokuroria, as policia, nuk reagojne per sulmin mbi deputetin Tahiri

Share

Policia dhe Prokuroria kane bere te ditur, se nuk kane nisur asnjë hetim ne lidhje me incidentin e një dite me pare dhe dhunën verbale e fizike ndaj deputetit Saimir Tahiri. Ndërsa nga Prokuroria e Tiranës thonë se duhet te jete vete deputeti ai qe duhet ta vere ne lëvizje organin e akuzës, duke depozituar një kallëzim, edhe pse pamjet ishin publike dhe u transmetuan ne ekran.

Deputeti Sajmir Tahiri, i kontaktuar nga “Vizion Plus”, tha se do te beje denoncim për incidentin e djeshëm, para se gjithash ndaj uniformave blu, qe edhe pse prezent ne ngjarje nuk bene asnjë veprim për te izoluar përplasjen me një anëtar te parlamentit te veshur me imunitet. Po kështu zoti Tahiri tha se do te beje edhe denoncimin për personin qe shau dhe u përplas fizikisht me te duke përdorur fjalorin me banal te mundshëm edhe ndaj policisë se shtetit.

Ne faqen e tij ne “Facebook”, Sajmir Tahiri ka shkruar këtë koment: “Gangsterrat sot bëjnë ligjin! Pushteti bashke me polici, struket pas frikës dhe zullumit…Turpi është shume pak!!!”

Partia Socialiste ka reaguar ndaj ketij skandali, ne nivelin e keshilltareve bashkiak.

Ky eshte incidenti me i rend qe ka ndodhur ndaj nje proteste, pas 21 Janarit, ku Lulezim Basha dhe Sali Berisha urdheruan vrasjen e kater qytetareve shqiptare.

Agresori i deputetit Saimir Tahiri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›