E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi- ukrainë, votohet sot për marreveshjen e bazës navale ruse

Parlamentet e Rusisë dhe të Ukrainës do të votojnë sot për të miratuar marrëveshjen për zgjatjen e kohës së përdorimit nga marina ruse të një baze ushtarake në Krime. Marrëveshja është arritur në 21 prill mes presidentit ukrainas, Janukoviç dhe atij rus Medvedev. Në bazë të saj i lejohet Rusisë të përdorë bazën ushtarake deri në vitin 2042, në shkëmbim të furnizimit të Ukrainës me gazin rus me një çmim 30% më të lirë se çmimi aktual.

Ligjvënësit e opozitës në Ukrainë në fakt parashtruan një kërkesë për anulimin e marrëveshjes. Kalimi i projektligjit në parlament përkon me vizitën e kryeministrit rus Vladimir Putin në Kiev. Udhëheqësit e opozitës thonë se zgjatja e marrëveshjes për portin e Sevastopolit, e cila skadon në vitin 2017, paraqet shkelje të integritetit territorial.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›