Debat Berisha-Rama, analistët skeptikë se mund të zhvillohet
Pas sfidës së ndërsjelltë të dy liderëve kryesore politikë për t’u përballur mediatikisht, analistët e shohin me skepticizëm mundësinë që ky cast të vijë. Madje, debati i munguar Rama –Berisha sipas Andi Bejtjes, Alfred Pezës dhe Bledar Zaganjorit ka gjasa të mos zhvillohet ndonjëherë.
"Sikur të numëronte vetë kutitë dhe fletët e votimit, sikur zoti Rama të kishte mundësinë, ai prapë s'do dilte në debat jo vetëm me zotin Berisha, po edhe me profile më të ulëta. S'ka pranuar debat kur ishte kryetar bashkie me zotin Olldashi, s'ka pranuar debat kur ishte në garë me zotin Ngjela. madje po të keni parasysh ai e ka të vështirë të përballet me gazetarët dhe jo më me kryeministra ose me politikanë të profilit të tij. I vetmi moment kur është paraqitur në debat ishte koha kur ai sapo ishte zhvirgjëruar në politikë kur doli me zotin Mustafai në fillimet e veta. Pastaj pasi u bë profesionist në politikë nuk doli më asnjëherë në debat", tha Andi Bejtja.
"Si zoti Rama, si zoti Berisha nuk janë të sinqertë në deklarimet e tyre. Sepse zoti Berisha u kujtua për të hedhur sfidën e debatit pikërisht tani ku ka një debat tjetër, në lidhje me atë jemi apo sjemi në krizë politike. Zoti Rama gjithashtu nuk është i sinqertë, sepse zoti Rama është një njeri që i bishtnon debatit mediatik", u shpreh Alfred Peza.
"Kemi një përplasje të ashpër politike, të dy palët janë në pozicionet ekstreme. Një debat të tillë në qoftë se mund të quhet debat, të dy e kanë bërë në një zyrë që ka qenë zyra e presidentit të republikës, nuk ka dhënë rezultat. Që nga ajo kohë ne kemi të njëjtat qëndrime, të njëjtat personazhe dhe nuk besoj se të dy do të ulen dhe të bisedojnë për gjëra që ata i kanë diskutuar më përpara dhe që nuk kanë rënë dakord më përpara", thote Bledar Zaganjori.
Por pas kaq vitesh politikë, sipas analistëve një përballje e tillë në ekran mes liderit të maxhorancës dhe opozitës bëhet e nevojshme. "Që duhet të realizohet kjo është e sigurtë që duhet të realizohet, sepse kultura e debatit është në thelbin e kulturës politike në demokraci", thote Peza.
"Duhet edhe në një moment të caktuar, jo vetëm një herë në katër vjet kur vihet përpara votës po edhe të përgjigjen për atë që bëjnë për publikun", shprehet Zaganjori.
Pak ditë më parë ka qenë kryeministri Berisha ai që i lëshoi sfidën për një debat mediatik rivalit Rama. Sfida nuk u refuzua po kusht për realizimin e saj u vendos hapja e kutive.
Elona Gjylmi < I mëparshmi