E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendorët socialistë protestë për cënimin e autonomisë

Me moton "Të drejta sipas ligjit" punonjës të bashkive opozitare në gjithë vendin po përpara Kryeministrisë, kundër cënimit të Kushtetutës dhe ligjit për autonominë vendore.
Ndonëse protesta ishte paralajmëruar të niste në orën 11:00, ajo ka nisur me 45 minuta vonesë, për shkak se sipas tyre, punonjës të bashkisë janë penguar pranë hotel "Dajtit" nga policia për të mos iu bashkuar protestës. Sipas punonjësve, mbi ta është ushtruar dhunë.
Kryetari i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi tha se kjo protestë është evropiane, është një protestë për të ruajtur demokracinë lokale, ndaj duhet të vazhdojë derisa të fitojë. Sipas tij, 1 mijw biznese janw drejt falimentimit.
Kreu i Bashkisë së Patosit, Badhyl Meli tha se politikat e qeverisë kërkojnë të shtrëngojnë ekonominë e qytetarëve. Sipas tij, së bashku me vendorët protestojnë edhe biznesmenët për rritjen e taksave. Ai tha se në dy vitet e fundit për bashkinë e Patosit, buxheti nuk është rritur as 1 përqind.
Kreu i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi tha se kjo protestë veçse kundër cënimit të autonimisë zhvillohet edhe për të mbrojtur biznesin i cili po shkon drejt falimentimit. Ai tha se buxheti ka qenë selektiv për bashkitë e majta. Ai shtoi se qeveria aktuale nuk ka një program antikrizë.
Kryebashkiaku i Pukës, Rustem Struga, tha se bashkia e tij drejtohet prej socialistëve prej disa vitesh, dhe kjo nuk i ka pëlqyer asnjëherë PD-së. Sipas tij, në Pukë 30% e popullsisë janë të papunë dhe 25% e tyre janë me ndihmë ekonomike. Struga tha se prej 4 vitesh bashkia vuan mungesën e fondeve. Ai tha se duhet t'i jepet fund disktiminimit të vendorëve.
Numri 1 i bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi, tha se sot çdo bashki rrezikon zhvillimin normal, bizneset rrzikojnë falimentimin për shkak të politikave të kësaj qeverie. Ai tha se qeveria po cënon seriozisht buxhetin e bashkive.

Dje opozitarët zhvilluan protestën para godinës së Radiotelevizionit Publik Shqiptar, ku kërkuan largimin e drejtuesve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›