E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, 4 persona vdesin në Stavropol pas një shpërthimi me bombë


Të paktën 4 persona kanë vdekur dhe 13 të tjerë janë plagosur të mërkurën, kur një bombë shpërtheu jashtë një teatri në qytetin jugor rus të Stavropolit. Zyrtarë në vend njoftuan se ngjarja ka ndodhur vetëm pak para se të fillonte një shfaqje çeçene me valle. Policia është duke hetuar nëse shpërthimi është një sulm terrorist, tha kreu i departamentit të emergjencave, për agjensinë e lajmeve Interfax. Rajoni etnik rus i Stavropolit kufizohet nga republikat myslymane të Kaukazit të Veriut , dhe është goditur nga sulmet islamiste edhe në të kaluarën, por jo gjatë viteve të fundit. rebelët islamikë janë zotuar gjatë muajve të fundit se do të zgjerojnë fushatën e tyre të të shtënave dhe shpërthimeve në qytetet ruse. Shpërthimet vetëvrasëse në një metro në Moskë gjatë marsit, u morën jetën 40 personave, dhe cilësohet si një nga sulmet më të rënda që nga viti 2004. Bomba në Stavropol u aktivizua disa minuta para para fillimit të një koncerti, ku po luante një grup i njohur çeçen vallesh, tha një zëdhënëse për prokuprorët e hetimit të ngjarjes. Ajo cilësoi se të paktën tre gra humbën jetën gjatë shpërthimit dhe një tjetër i ri vdiq më vonë nga plagët e marra.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›