Petersen: Flamuri i Kosovës së shpejti në OKB
Së shpejti flamuri i Kosovës do të valevitet bashkë me flamujt e 192 shteteve të tjera anëtare të OKB-së. Kështu ka deklaruar gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 2010, në Universitetin Amerikan të Kosovës, Soren Jessen Petersen, ish përfaqësues i OKB-së në Kosovë. Kosova është vendi që i ka kaluar dy nga vitet më të çmuara, tha ai. "Skeptikët në Evropë do të kuptojnë se kanë nevojë për ju më shumë se që ju keni nevojë për Evropën", theksoi Petersen. "Puna juaj do të ndikojë në heqjen e imazhit negativ të konfliktit, korrupsionit dhe krimit për rajonin. Unë e njoh mirë popullin e Kosovës dhe e kuptoj se imazhet e tilla janë të padrejta. Unë e di se virtytet e shumicës po e paguajnë çmimin e lakmisë së një grupi të vogël të njerëzve", vlerësoi Petersen. Duke folur në këtë ceremoni, presidenti i Republikës Farmir Sejdiu tha se Kosova "sot është më afër standardeve bashkëkohore duke u bërë pjesë e një tregu ndërkombëtar ku dominon cilësia dhe konkurrenca", ndërsa për Universitetin Amerikan, tha se "ai bashkoi cilësi të larta të punës arsimore dhe kërkimore shkencore të profesorëve, asistentëve dhe studentëve". Ndërsa ambasadori Wiliam Walker e cilësoi Petersenin si përfaqësuesin special të Kombeve të Bashkuara , më të suksesshmin në Kosovë.